12:40 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Eni dhe Genci të dashuruar, pozojnë pranë njëri-tjetrit

Këngëtarja e lindur në Berat, 23- vjeçarja Eni Koçi, tashmë një kohë është në lidhje dashurie me këngëtarin Genc Prelvukaj, shkruan Indeksonline.

Ata tashmë e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, duke mos ngurruar që të pozonin hapur pranë njëri- tjetrit.

Kryesisht nëpër mediat sociale ata shfaqen vazhdimisht së bashku, duke dëshmuar momentet e bukura të dashurisë që po i kalojnë.

Nga një vend i bukur ku po relaksohet çifti, së fundmi ka publikuar imazhe të bukura bashkë.

Kujtojmë që të dytë janë të angazhuar me projekte muzikore. /Indeksonline/