19:47 / E Diele, 06 Mars 2022 / AR

Epopeja e Jasharajve dhe Dita e Mësuesit

Jonuz Salihaj, 06.03.2022                                                                                       

Epopeja e Jasharajve dhe 7 Marsi-Dita e Mësuesit, lidhën në mënyrë organike dhe plotësojnë njera tjetrën sepse Shaban Jashari prisi i familjes që bëri historinë, në rend të parë ishte mësues.Betejat për hapjen e shkollave shqipe asnjëherë nuk rreshtën. Ato janë të vjetra, sa edhe vet populli shqiptar. Këto përpjekje vazhdimisht u shuan me gjak nga pushtuesit e shumtë të cilët me të gjitha mjetet ndalonin gjuhën dhe alfabetin shqip.Drejtorin e parë të shkollës së Korçës, Pandeli Sotirin e eleminuan me 1892, grekomanët e Selanikut, duke e hedhura nga kati i tretë, kurse Kisha Serbe vepronte në pajtim me projektin antishqiptar RASTKO, të cilin më vonë Nikolla Pashiq e jetësoi bazuar në maksimin shoveniste, “Shqiptarin rrahe, mundoje mos e le të mësoi”

Megjithatë populli shqiptarë asnjëherë nuk u dorëzua, sikurse më 7 mars 1887, u organizuam dhe u mobilizuam si asnjëherë më parë,  edhe kur na helmuan me 1990 me helme lufte sarin dhe tabun,  edhe kur suspenduan autonominë e Kosovës me 1989, ne arritëm organizimin e mësimit, në shtëpi shkolla deri në mars të vitit 1999 kur filluan bombardimet e NATO-s në caqet ushtarake serbe.Mizeritë serbe të luftës, vrasjet në masë të popullatës të pafajshme,  vrasja e 1333 fëmijëve e bëjnë Kosovën rast të veçant në historinë e re të Ballkanit dhe Evropës.Rënja e Jasharëve, flijimi i tyre për liri,  paraqet themelin e shtetit të Kosovës, kurse gjaku i njomë i Igballes, Igballit, Valdetës dhe Hidajetës të Rifat Jasharit,i Blerinës, Fatimes,Blerimit, Liries,Besimit, Afetës dhe Selvetës së Hamzës, Kushtrimit dhe Fitimit të Adem Jasharit dhe mijëra fëmijëve të Kosovës na obligon të ruajm dhe të kultivojmë një sistem arsimor cilësorë, me tabanë të fuqishëm kombëtarë.

Po çfarë në të vërtetë është realiteti ;

Shumë i hidhur fatkeqësisht. Sistemi jonë arsimor nuk është fare i krahasueshëm me sistemet tjera arsimore evropiane. Miliona euro të investuara në legjislacion arsimorë, kurrikula të reja, aftësime brenda dhe jashtë shtetit nuk arritën të na shkëpusin nga fundi i listës botërore të klasifikimit në vlerësimet e jashtme.

Si ka mundësi që 23 vjet pas luftës, abuzimi me narkotikë, pedofilia dhe dhuna në shkollat tona,  përshkallëzohet nga viti në vit.

Si ka mundësi që të rinjtë tanë të jenë kaq të pa motivuar për arritjen e rezultateve në mësime. Potenciali ekziston dhe ata nuk mund të fajsohen për asgjë. Fajin gjithmonë e kanë të rriturit, mungesa e politikave efektive arsimore, mosbashkëpunimi MASHT-Drejtori Komunale, nepotizmi dhe politizimi i arsimit, janë vetëm disa arsye pse sistemi arsimor është në gjendje të tillë.

Partitë tona politike japin premtime të mëdha gjatë fushatave zgjedhore se do të kujdesen për depolitizimin e arsimit dhe do të kenë në qender profesionalizmin. Pas fitimit të zgjedhjeve gjegjësisht krijimit të koalicioneve, vendimet çvendosen tek grupet e vogla të interest,të cilat i marrin vet vendimet, zyrtarët politikë tani nuk kanë qasje në telefon dhe nuk përgjigjen në emailat zyrtarë e privat. Ata i injorojnë plotësisht votuesit e tyre dhe zgjedhin kuadro jokompetente që i bëjnë dëme të pariparueshme arsimit. Rasti i zgjedheve lokale në Kosovë, posaçërisht në Prishtinë e konfirmon plotësisht këtë dukuri.

Kush janë ata që pësojnë më së shumti, dihet, fëmijët tanë. Shikoni çka po ndodhë në shkollat tona, bullizëm, dhunë, therrje me mjete të ftohëta, humbje e jetërave të reja në lulen e rinisë dhe askush nuk jep përgjegjësi.

Shkolla kosovare do të mbetet e tillë derisa ndryshimi të ndodhë aty ku duhet-në klasë, e ky ndryshim nuk mund të ndodhë derisa klasa jonë politike sillet në këtë mënyrë me sistemin arsimor.

Po të ishte ndryshe, të rintë tanë me potencialin që kanë, do të krahasoheshin me arritjet e të rinjve në Singapor, Japoni dhe Finlandë.

Si është e mundur që të rinjtë dhe të rejat kosovare të arrijnë rezultate spektakulare në sport, 3 medalje të arta olimpike në mundje, edhe atë në zemrë e këti sporti në Japoni e të njejtit të dështojnë në testin PISA.

Diagnoza eshte e lehtë mungojnë profesionalistët e vertetë, në të gjitha nivelet e arsimit që posedojnë ekspertizë të ngjashëme si Driton Kuka në sportin e mundjes.