Fahri Fazliu rrëfen se si Specialja ia konfiskoi telefonin
Fahri Fazliu ka reaguar pas raportimeve se i është konfiskuar telefoni me urdhër të Gjykatës Speciale.
I njohur si Fahri Fazliu i ri, ai ka rrëfyer se në ora 08:00 të mëngjesit, derisa po e dërgonte djalin në çerdhe është ndaluar nga disa persona që janë prezantuar nga Prokuroria Speciale.
Ai ka thënë se është dërguar në zyrët e EULEX-it në Fushë Kosovës dhe aty i është konfiskuar telefoni.
“Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme! Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç”, ka shkruar ndër të tjera ai.