14:54 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nis verifikimi i votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i verifikojë 4. 639 zarfe të ardhura nga diaspora

Verifikimi po bëhet në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT).

Ndryshe, Gjykata Supreme ka aprovuar si të bazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me të cilin ndalohej numërimi i 4. 639 zarfe me vota të ardhura nga jashtë Kosovës.

PZAP-i kishte vendosur që këto vota të mos lejoheshin për numërim për shkak se kishin arritur me vonesë në Kosovë.