16:46 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Futbolli më shumë se një lojë, Zdravko puth Zhegroven

Baseli dje shënoi fitore 3-2 ndaj Luzernit, ndërsa paraqitje për t’u lavdëruar pati ylli kosovar Edon Zhegrova.

20-vjeçari ka vuajtur shumë në ambientimin te kampioni i shumëfishtë zvicerian, teksa mediat atje spekulonin se Baseli kishte vendosur ta ndërpreste huazimin e tij e për ta kthyer te Genk.

Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes me Luzern ka ndodhur një moment mjaft interesant, që nuk kanë mundur t’i ikë kamerave.

Mesfushori serb Zdravko Kuzmanovic, bashkëlojtar i Zhegrovës, kishte mbetur i mahnitur me paraqitjet e futbollistit prishtinas.

Në mënyrë për ta falenderuar, veterani Kuzmanovic i dhuroi një puthje miqësore në kokë atij.Baseli e ka mundësinë e blerjes së përhershme të Zhegrovës në fund të sezonit.