22:19 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gareth Bale afër transferimit në Kinë

Gareth Bale me gjasë do të largohet nga Real Madridi për në Jiangsu Suning te Super League kineze në një kontratë prej 22 milionë eurosh.

Bale, i cili nënshkroi për Realin në një lëvizje me rekord botëror në 2013, është bërë i tepërt për Zinedine Zidane, shkruan SportBible përcjell Indeksonline.

Bale ka 102 gola, 65 asistime dhe 13 trofe me Los Blancos që nga bashkimi gjashtë vjet më parë.

30-vjeçari pritet të mbledhë një fitim prej 423,000 funte në javë, nëse marrëveshja përfundohet siç pritet.

Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain ishin të përfolura për transferimin e lojtarit, por duket se kësaj historie po i vie fundi./Indeksonline/.