23:09 / E Enjte, 23 Maj 2024 / Gj. Sh

Hamza pasi Trepça u shpall Kampion: Jam i lumtur që klubin e zemrës e ripozicionuam sërish ku e ka vendin

KB është shpallur Kampion i Kosovës në Basketboll, pasi në ndeshjen e fundit finale, shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit, me rezultat 67:66.

I lumtur me këtë sukses u shpreh edhe Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, duke thënë se klubi i zëmrës së tij u ripozicionua aty ku e ka vendin, si kampion i basketbollit kosovar, shkruan IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Trepça, e pandalshme

Jam i lumtur që klubin e zemrës e ripozicionuam sërish ku e ka vendin, si kampion, në krye të basketbollit të Kosovës. Suksesi, si në sport, si në punë, si në politikë, kurrë nuk vjen rastësisht. Mbështetja është gjithnjë jetike.

Me zemër të madhe, me dashurinë që vlon brenda nesh për klubin, me pasion, me trajnim, me motivim, Mitrovicën e kemi bërë kryeqytet të basketbollit.

Me atdhedashuri, me qëndrueshmëri, me punë e përkushtim, Kosovën do ta bëjmë kryeqendër rajonale të sportit.

Mitrovicën dhe Trepçën i uroj për titullin. Ndërsa, Suharekën dhe Yllin, për lojën e mirë!/IndeksOnline/