11:25 / E Enjte, 25 Prill 2024 / G T

Gazetari i sportit Lorik Gashi kërcënohet nga presidenti i Phoenixit, reagon AGK-ja

Gazetari i sportit, Lorik Gashi, së fundmi ka marrë disa kërcënime serioze në rrjetet sociale nga presidenti i klubit kosovar, Phoenix.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK, ka bërë një reagim në lidhje me këto kërcënime ndaj gazetarit të sportit, shkruan Indeksonline

Muhedin Ferati, president i Phoenix-it i ka shkruar privat Lorik Gashit dhe e ka ofenduar, sharë dhe kërcënuar në lidhje me një lajm të publikuar.

“Krejt robt ti q***a. Qite si lajm ti q***a krejt familjen. Veç edhe ni fjalë po ta them po se hjeke postimin e rrejshem ateher kom me te befasue”, shkruan në një pjesë të mesazheve.

Reagimi i plotë: