14:14 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gent Cakaj shkrin të gjithë Ambasadën shqiptare, në Athinë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e Ambasadës shqiptare në Athinë, përfshirë edhe ambasadoren.

Një burim nga MPEJ-ja i tha gazetarit të Top Channelit, Muhamed Veliu, se kjo fortunë në Ambasadën shqiptare në Athinë është motivuar nga Cakaj me mosperformancë dhe shërbime të dobëta ndaj komunitetit shqiptar.

Pa humbur kohë ministri Cakaj ka gjetur edhe emrin që do të zëvendësojë ambasadoren e shkarkuar Ardiana Hobdari .

Top Channeli mëson se sot MPEJ-ja i ka propozuar presidentit Ilir Meta emrin e Luela Hajdaragajt si ambasadore e Shqipërisë në Athinë.