17:15 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / MSH

Georgina e Ronaldos me serial në Netflix

Modelja e famshme argjentinase, njëherazi edhe e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka njoftuar që së shpejti do të fillojë transmetimi i serialit të saj në Netflix.

Seriali me gjashtë pjesë, i quajtur “Soy Georgina” do të transmetojë jetën e përditshme të modeles, biznesmenes dhe influenceres.

Georgina ka ndarë me fansat e saj në Instagram edhe një “trailer” të serialit, i cili pritet të transmetohet ekskluzivisht në Netflix më 27 janar të vitit të ardhshëm.

Ky lajm vjen nga Georgina disa ditë pasi njoftoi se po pret në jetë binjakët e parë me të dashurin Ronaldo./Indeksonline/