16:17 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / Gj. Sh

Gjenealogjia e bllokimeve në Kuvend, të intervenojnë Avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese

Autori: Muhamet Mustafa- Këshilltar Senior në Institutin RIINVEST

Ndoshta edhe më herët por nga perspektiva ime gjithçka filloi ne pranverën dhe vjeshtën e vitit 2012. Unë dhe disa koleg te mi, atëherë deputetë të pozitës, pra koalicionit qeverisës , u stepem kur deputetët nga ky koalicion me disa përjashtime , kur e vlerësuan se do te humbnin ne vota krijuan artificialisht mungesë forumi për të pamundësuar debatin dhe votimin në Kuvend.

Atëherë gjithçka filloi me debatin lidhur me një vendim që kishte marrë Qeveria për rritjen e akcizës së çimentos për 35% me arsyetim se po e mbrojnë Sharrcemin e që natyrisht nga vet niveli i akcizës shihej se kjo nuk ishte arsyeja dhe e vërteta.

Kjo i sillte në pozitë të vështirë ndërmarrjet ndërtimore që kishin punët të kontraktuara duke u bazuar në çmime 35% më të lira të këtij materiali . Ky vendim krijonte favore te padrejta për një prodhues që nuk do të mund ti plotësonte gjith kërkesat për çimento.

Kur koalicioni qeverisës vlerësoi se Kuvendi do te merrte vendim për anulimin e këtij vendimi pjesa dërmuese dolën nga salla duke e pamundësuar Kuvendin që të ushtrojë funksionin e tij dhe krijuar një precedent e praktikë që dëmton rëndë demokracinë. Debati vazhdoi natyrisht , por pa mundësi te marrjes së vendimit.

Dhe atëherë u tërhoq vërtetja se dalja deputetëve nga pozita për ta penguar marrjen e vendimeve ne Kuvend është precedent sa absurd pa aq i pakuptimtë dhe i rrezikshëm për demokracinë pasi që Organin Suprem të demokracisë parlamentare ( që do te duhej te jetë gardian i demokracisë) e bllokon në punën e tij.

Kjo u përsërit pastaj edhe ne vjeshtën e atij viti kur opozita dhe disa deputetë të pozitës po e kundërshtonin privatizimine paligjshëm të Vales , përkatësisht Telekomit të Kosovës. (Rasti i njohur si dështim i rëndë me AXOS). Kjo pastaj vazhdoi te përdorej gjithnjë e më shumë nga opozita por edhe nga pozita , dhe vit për vit ka ardhur duke u ntrashur.

Pozita kur nuk i pëlqen debati për ndonjë çështje ose kur e ka punën pick me vota, kurse opozita gjoja duke ju “hakmarrë” pozitës për injorim duke bllokuar marrjen e vendimeve sidomos lidhur me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ose kur kërkohen vendime ne pjesëmarrjen në votim te 2/3 te numrit të deputetëve.

Natyrisht që mund te ketë raste kur disa deputetë , po ndonjë grup parlamentar në shenjë proteste e lëshon seancën dhe atë nga opozita. Por të dilet nga seanca ne bllok , sidomos nga pozita , kjo është shenjë i një “sëmurje” të rëndë, që ka filluar më shumë se dhjetë vite më parë e ndoshta edhe më herët.

Dhe duket se tani kemi ardhur në një situatë kur kjo duhet te trajtohet seriozisht. Një praktikë e tillë e shpërfaq një shembull ekzemplar të intolerancës dhe kulturës së ultë të debatit dhe ia saj që unë e quaj lufta primitive politike për pushtet nga pozita e interesave grupore dhe partiake. Kjo tanimë është bërë e vështirë për tu parë dhe për tu dëgjuar.

Është mirë që forcat politike në Kuvend ta shohin këtë dhe ti japin fund kësaj praktike absurde. Kjo do të ishte më së miri. Por nëse kjo nuk ndodhë , siç edhe mundtë pritet nga sjelljet përgjatë një dekade, këtë çështje duhet ta marrin në shqyrtim Avokati i popullit dhe Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese me një rast ka dhënë një interpretim se deputetet janë të detyruar te marrin pjesë në seanca dhe të votojnë ( ishte fjala me duket për bllokadat në krijimin e forumit për të votuar për President).

Me duket se Gjykata Kushtetuese gjithsesi duhet te intervenojë këtu pasi që është e qartë se kjo praktikë e konsumuar kësisoji po e rrezikon interesin publik, efektivitetin e demokracisë parlamentare dhe stabilitetin institucional .