14:21 / E Diele, 11 Qershor 2023 / Gj. Sh

Gjyqtari kosovar merr dënim të rëndë nga FIBA

Shtëpia më e madhe e basketbollit FIBA, ka marrë vendim që ta përjashtojë përjetësisht gjyqtarin kosovar, Daut Mehmetin.

Sipas njoftimit të FIBA-s, Mehmeti u dënua për thyerje të Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore.

Arsyeja për dënimin e gjyqtarit 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për të gjykuar.