19:39 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gruaja e Kobe Bryant hedhë në gjyq kompaninë e helikopterit me të cilin u aksidentua basketbollisti

Vanessa Bryant ka hedhur në gjyq kompaninë që e kishte në pronësi helikopterin me të cilin u aksidentua Kobe dhe vajza e tyre.

Në padinë e saj Vanessa pretendon që kompania ‘Island Express’ kishte fluturuar edhe pse kushtet e motit nuk ishte të favorshme për fluturime të tilla, transmeton IndeksOnline

Po ashtu në këtë padi pretendohet që piloti nuk arriti të monitorojë dhe vlerësoj siç duhet motin para nisjes dhe nuk arriti të ruaj kontrollin e helikopterit.

Përveq tjerash në këtë padi thuhet që helikopteri nuk ishte i sigurt mirëpo nuk tregohet se pse nuk ishte i sigurtë./Indeksonline/.