10:51 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / B O

Hajvalia bëhet me bashkësi lokale, ishte jofunksionale që nga paslufta

Komuna e Prishtinës e ka bërë rihapjen e Bashkësisë Lokale në fshatin Hajvali, e cila ishte jofunksionale që nga paslufta.

I pranishëm në ceremoni ishte kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Bashkësia Lokale në Hajvali, tashmë është funksionale!
Bashkë me Drejtorin e Administratës, z. Bersant Beka, bëmë hapjen dhe funksionalizimin e pikës së re të Bashkësisë Lokale në Hajvali.
Banorët e këtij fshati, që nga sot do të kenë mundësinë të pajisen me dokumente personale si dhe të marrin shërbime të tjera që ofron Komuna e Prishtinës.
Gjatë javëve në vazhdim do të rrisim kapacitetet e ofrimit të shërbimeve për qytetarët tanë duke shtuar pika të tjera të Bashkësive Lokale në lagje e fshatra të tjerë të Prishtinës” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/