12:03 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Këta fëmijë janë inspirim i shoqërisë për të bërë më shumë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në hapjen e aktivitetit të personave me nevoja të veçanta, Miniolimpiada “Kosova 2019”.

Haradinaj ka thënë se këta fëmijë janë inspirim i shoqërisë dhe shtytje që përmes sportit, të krijohen ura të reja bashkëpunimi, transmeton IndeksOnline.

Ai ka përmendur Ligjin për kujdesin për Paraplegjikë si një të arritur të përbashkët.

Shkrimi i plotë:

Sot, mora pjesë në hapjen e aktivitetit tradicional të personave me nevoja të veçanta Miniolimpiada “Kosova 2019”, për të parë edhe kësaj radhe shpirtin garues, energjinë dhe fuqinë e këtyre peronave specialë, që çdoherë për mua ka qenë motivim. 
Këta fëmijë, janë inspirim i kësaj shoqërie për të bërë më shumë dhe shtytje e secilit prej nesh që përmes sportit, të krijojmë ura të reja bashkëpunimi dhe të rritemi së bashku. 
Si Qeveri e vendit i kemi bërë disa punë të mira sa i përket personave me nevoja të veçanta, sidomos Ligjin për kujdesin për Paraplegjikët e Kosovës si një e arritur e përbashkët dhe nuk do të ndalemi në këtë drejtim, për të qenë çdoherë me ju!