09:21 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Historia e dashurisë midis Aurelës dhe Skerdit nisi pas një bisede për këngën “Cash”

Aurela Gaçe ka folur shpesh për njohjen e saj me bashkëshortin, Skerdin. E ftuar te Rudina. Këngëtarja ka sjell ndërmend takimin e tyre të parë. Ka qenë Dr Flori ai që i ka prezantuar për herë të parë. Në atë kohë Aurela po realizonte bashkëpunimin me Mc Kreshën me titullin “Cash”.

“Dr. Flori më tha: Njoh një djalë që mendoj se të duhet për punën për të cilën po flisnim. U takuam. U pamë sy më sy. Ai po më vononte pak për këtë çështjen.

Hera e parë kur u ulëm në tavolinë po përgatisja këngën “Cash” dhe thashë, “Do flas për vajzat që e duan djalin deri sa të ketë numrin me 20”.

“Po përse po e bën këtë këngën, kush është qëllimi?”, më tha.

Unë thashë me vete, këtij i djeg se jep lekë për vete dhe fillova: “Sepse vajzat që punojnë ndihen keq se mendojnë se vetëm ashtu mund të arrihet suksesi”.

Më vonë nga takimet e shumta që bënim, e kuptova që nuk i shpëtoja dot! Falenderoj Zotin që ma solli në rrugën time. Më ka bërë një njeri më të lumtur më ka bërë të them që dua të jetoj me ty. Nuk e besoja këtë gjë se mund të ndodhte. Nuk e besoja se mund të rrija me muaj të tërë nën një çati me një njeri”, u shpreh Aurela.

Pra, duke i folur për vajzat materialiste Aurela e bëri për vete Skerdin aq sa i të “shfrytëzonte” punën për ta takuar gjithnjë e më shpesh.

Sot çifti është martuar dhe kanë sjellë në jetë dy vajza, Abigail dhe Grace.