11:21 / E Hënë, 06 Maj 2024 / AR

Ka pëlqim për Romeon? Përlotet Erjola: Kam një vëlla jashtë

Erjola nga banorët është akuzuar se ka pëlqim për Romeon. Pas debateve, e përlotur foli me Heidin dhe përpiqet t’i shpjegojë se kjo nuk është aspak e vërtetë sepse me Romeon njihen prej vitesh në Top Channel.

Heidi përpiqet ta qetësojë dhe thotë se të tjerët po bëjnë një lojë të pistë që ta vënë atë në sedër.

Biseda mes tyre:

Erjola: Unë kam një vëlla jashtë, pastaj kjo tjetra thotë ti vdes për Romeon. Po më fal a nuk kemi qenë prej vitesh në Top? Të hidhen kështu akuzash?
Heidi: Nuk duhet të justifikosh veten fare. A e kupton se farë po bëjnë?
Erjola: Kalon në sherr me Romeon, i pashë Romeos nofullën që po i dilte. Kur u kujtuan në ditën 110 për një gjë që nuk ekziston dhe përdoret emri im.
Heidi: E di pse ndodh, ti jo se i ke shkuar kundër Julit, por ke thënë mendimin tënd që ka qenë ndryshe. Ato po bëjnë këtë lojë të pisët për të të vënë ty në sedër.