21:49 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Hoti kritikon Qeverinë Kurti: E kam gjetur vendin të izoluar, me sanksione nga ShBA-të, marrëdhëniet me Tiranën kanë qenë të të dëmtuara

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, u shpreh se gjatë kohës kur ai ishte në krye të Qeverisë, e  ka kthyer një kurs normal të funksionimit të institucioneve.

Sipas tij, e ka gjetur vendin me sanksione të SHBA-së dhe  me marrëdhënie të dëmtuara me Tiranën zyrtare.

 “Unë besoj që në 7 muaj qeverisjeje, kemi kthyer një kurs normal të funksionimit të institucioneve”.

“Vlerësimet e LDK-së për këtë qeverisje janë mjaft të mira. Krejt të gjithë, që tashmë e 31 vjet kanë punuar për këtë shtet. Historia e zhvillimit të LDK-së është praktikisht historia e zhvillimit të shtetit të Kosovës”.

“Jam bindur si asnjëherë më parë, LDK-ja nuk është vetëm parti politike, është një lëvizje, një mision që duhet ta çojmë përpara“.

“Ne kemi 7 muaj të qeverisjes, e kam gjetur vendin të izoluar. Me sanksione financiare të SHBA-së, me kërcënime të tërheqje të trupave amerikane nga Kosova. Dy kryeministrat para meje kanë gjetur arsye për t’i ikur dialogut, unë e kam marrë qeverisjen në kohë pandemie. Kam marrë vendime të guximshme, jo popullore. Edhe marrëdhëniet me Tiranën kanë qenë të dëmtuara”.

“Për disa javë, janë zhbllokuar fondet e MCC-së. Kemi përfunduar vitin me relacionet e SHBA-së, jo me kërcënime për tërheqje të trupave, por me kërkesë që Ushtria e Kosovës të shkojë në misione paqeruajtëse. E kemi menaxhuar pandeminë në mënyrë të mirë. Kur them e kemi menaxhuar mirë, them që kemi vendosur masa, por nuk i kemi mbyllur në shtëpi.  E kemi parandaluar thellimin e krizës ekonomike, tha Hoti në RTV 21./Indeksonline/