13:15 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hoti, kundër shpërbërjes së Gjykatës Speciale dhe protestës së OVL të UÇK-së

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, nga Tirana potencoi se do të shkojë në çdo takim që ftohet nga ndërkombëtarët për ta përfaqësuar Kosovën në dialog me Serbinë.

Kurse i pyetur për protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së për shpërbërjen e Gjykatës Speciale, Hoti tha se është e drejtë e tyre, por që nuk e përkrah një gjë të tillë.

“Dialogu nuk ka alternativë. Sa herë që ftohem në Washington e në Bruksel do të shkoj për të përfaqësuar Kosovën”.

“E drejta për protestë është elementare dhe e drejtë e tyre. Ne nuk e përkrahim shpërbërjen e Ligjit për Gjykatën Speciale”, tha kryeministri Hoti.