12:23 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

I pamë të gjitha, por jo edhe të dashurin e Dua Lipës të veshur me shqiponjë

Dua Lipa së bashku me familjen e saj, miqtë dhe të dashurin e ri, modelin Anwar Hadid kanë qëndruar gjatë vikendit në Kosovë.

Këngëtarja e njohur mori pjesë në festivalin e organizuar nga babi i saj, Dukagjin Lipa ‘Sunny Hill Festival’, ku performuan emrat më të njohur në vendin tonë, dhe yjet me famë botërore, Miley Cyrus dhe DJ Calvin Harris, shkruan Indeksonline.

Përveç festivalit i cili pati një vëmendje të madhe, fokus kishte dhe lidhja e re e Duas me modelin e njohur, të cilët ishin vazhdimisht në shoqëri të njërit-tjetrit.

Ndërsa, i dashuri i Duas nuk ka hezituar që të përkrahë këngëtaren dhe festivalin në përgjithësi duke i mbështetur edhe simbolet kombëtare shqiptare, përveç që në disa raste ai u fotografua duke bërë shqiponjën me duar, Anwar në disa fotografi të publikuara u pa edhe i veshur me një xhemper në të cilin ishte e vendosur një shqiponjë e madhe në shpinë.

Kujtojmë që lidhja e Duas me Anwar ka pasur vëmendje të madhe edhe nga mediat ndërkombëtare, dyshja nisën lidhjen në qershor të këtij viti, ndërsa dolën publikisht në muajin korrik./Indeksonline/