12:20 / E Premte, 03 Maj 2024 / L K

Dua Lipa publikon albumin e saj të tretë

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka njoftuar se kjo e fundit ka publikuar albumin e tretë.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, është shprehur se nuk mund të jetë më krenar se kaq me të bijën.

“Optimizëm radikal” titullohet albumi i saj i ri, i cili është një koncept “që më bëri jehonë dhe u bëra më kurioze, pasi fillova të luaja me të dhe ta fusja në jetën time”, është shprehur Lipa, duke folur për albumin e ri.