23:56 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Ibrahimoviç flet për Mandzukiçin: Do të trembën kundërshtarët!

Zlatan Ibrahimoviç ishte protagonisti kryesor i fitores së AC Milan sonte ndaj Cagliarit me dy gola.

Sulmuesi suedez foli pas ndeshjes edhe për ardhjen e sulmuesit kroat, Mario Mandzukic, shkruan IndeksOnline.

Përmes një interviste, Ibra tha se me Marion do të jetë një Milan ndryshe dhe më i fuqishëm.

“Unë jam shumë i lumtur me ardhjen e Mandzukic, kështu që tani do të tremben kundërshtarët tanë nga ne dy. Scudetto? Unë besoj te Zlatan. Jam shumë i lumtur për këtë Milan dhe për veten time. Kthimi te Rossonerët më ka ndryshuar shumë.”

Mandzukic pritet të firmos kontratë me ‘Rossonerët’ deri në fund të këtij sezoni../IndeksOnline/