12:32 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Icardi refuzon kontratën e majme të Monacos

Interi po bëjnë gjithçka çfarë është e mundur për ta hequr qafe Icardin para përfundimit të afatit kalimtar të hënën.

Megjithatë, lojtari po refuzon të largohet nga klubi me bazë në Milano, sepse po kërkon të luftojë për vendin e tij në formacionin bazë, transmeton Indeksonline.

Sipas “Gazetta dello Sport”, sulmuesi argjentinas ka refuzuar një ofertë të majme nga Monaco, që do ta shihte Icardin të fitonte 10 milionë euro në vit./Indeksonline/