22:13 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Imami Benjamin Idrizi shtron iftar në sheshin e Mynih-t në Gjermani

Muaji i Shenjtë i Ramazanit është thuajse në përfundim. E ky muaj më së shumti ka të bëjë me shpërndarjen e solidaritetit, paqes dhe ndarjes së të mirës në mes njëri-tjetrit.

Kësisoj një prej imamëve më të respektuar në Gjermani, Benjamin Idrizi ka shtruar sonte iftar në një prej shesheve kryesore të qytetit të Mynihut, transmeton Indeksonline.

Të shumtë janë qytetarët që u mblodhën për të ngrënë iftar së bashku.

Madje imami Idrizi ka thënë për Indeksonline se organizimi është bërë nga ai, por që të pranishëm në këtë iftar ishin edhe shumë përfaqësues të komunës.

Imami Idrizi njihet si njeri shumë i hapur me të gjithë përfaqësuesit shtetëror në Gjermani. Ai ka zhvilluar takime të shumta me politikan, deputetë, prirës fetarë, por edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel./Indeksonline/