11:11 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Ishte duke shënuar gol për Barcelonën, sulmuesit shqiptar i hyjnë hajnat në banesë

Futbollisti shqiptar pati një mbrëmje të mirë e që iu shndërrua në të keqe.

Rey Manajt i janë futur hajnat në banesën e tij në Spanjë dhe i është vjedhur një sasi e madhe gjërash, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar Xhani Demika, i cili përmes rrjeteve sociale ka treguar edhe dëmet materiale.

Sipas tij Manajt i janë vjedhur 3 orë të shtrenjta dhe rreth 70 mijë euro!

Në të njëjtën natë, Manaj ishte duke luajtur me ekipin e Barcelonës B – ku edhe shënoi një gol./IndeksOnline/