11:35 / E Martë, 21 Maj 2024 / L K

Genc Nuza e ndan drejtësinë në finalen e Kupës së Kosovës

Nesër zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00.

Komisioni i gjyqtarëve ka vendosur për gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë finale, me Genc Nuzën kryesor, e të cilit do t’i asistojnë Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatofci

Gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti. Në VAR do të jetë Alban Shala, kurse AVAR, Besnik Morina.