18:31 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Jeremiç: Letra e Trumpit konfirmon se Vuçiq e Thaçi kanë bërë negociata sekrete

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka komentuar letrën që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka dërguarsot atij të Kosovës, Hashim Thaci, në të cilën flitet për arritjen e njëmarrëveshje historike Kosovë-Serbi.

Jeremiq ka vlerësuar se ky fakt tregon qartëse Thaçi dhe Vuçiq kanë zhvilluar negociata sekrete për arritjen e marrëveshjespër caktimin e kufijve, transmeton Indeksonline.

“Kush nuk besonte se Vuçiqi dhe Thaçi janë takuar në mënyrë të fshehtë për të arritur marrëveshjen për kufijtë, që do t’i siguronte Kosovës anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, letra e presidentit Trump e konfirmon këtë në mënyrë të hapur”, ka shkruar Jeremiq në një postim në Twitter.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia aktualisht janë vetëm një hap larg arritjes së marrëveshjes historike. /Indeksonline/