12:31 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Kështu e shëron Rihanna “zemrën e thyer”, pas ndarjes nga i dashuri miliarder

Pak ditë më parë, në mediat botërore qarkulloi lajmi se Rihanna i dha fund lidhjes nga i dashuri miliarderi, Hassan Jameel.

Këngëtarja nga Barbadosi ishte në lidhje me Hassan tre vjet, ndërsa mbetet e paqartë arsyeja e ndarjes.

Sipas E!News, këngëtarja kaloi të premten në 2020 Yams Day Benefit Concert në New York City, duke nderuar producentin dhe themeluesin e ASAP Mob, ASAP Yams, i cili vdiq më 18 janar 2015.

Rihanna u pa në prapaskenë me A$AP Rocky, duke qeshur dhe argëtuar, disa orë pasi lajmi për ndarjen kishte shpërthyer gjithandej nëpër tabloide.

E!News thotë se ky ndërveprim mund të jetë më shumë sesa thjesht miqësore midis Rihannas dhe A$ AP,  të dytë kanë qenë objekt i disa thashethemeve romantike në të kaluarën.

Rihanna dhe Hassani ishin një çift mjaft i qetë, por Rih foli hapur për jetën e saj personale në një bisedë me aktoren Sarah Paulson.

“Hyra në një lidhje të re dhe kjo ka rëndësi për mua. Duhet të gjej kohë për këtë. Ashtu sikurse unë kujdesem për bizneset e mia, unë duhet të kujdesem edhe për këtë pjesë. Largohesha nga çdo punë për dy ose tri ditë. Në kalendarin tim tani kemi të famshmen “P”, që do të thotë ditë personale”.