08:02 / E Martë, 31 Tetor 2023 / AR

Këta janë filmat që bënë ‘bujë’ përpara premierës

Muajt e fundit të vitit pritet të gjallërohen nga disa premiera ndërkombëtare filmash, për të cilët është diskutuar shumë, ende pa i parë.

“Napoleon”, filmi i Ridley Scott me protagonist Joaquin Phoenix. Duket se do të jetë ndër më të mëdhenjtë filma lufte të prodhuar ndonjëherë. Filmi do të ketë premierën zyrtare në 22 nëntor 2023 dhe më pas do të shfaqet në Apple TV Pluss.

“Napoleon-i” do të zgjasë 157 minuta por regjisori Ridley Scott ka njoftuar se do të bëjë publik edhe një version të gjatë mbi 4 orë, të montuar sipas shijes së tij (director’s cut).

Një tjetër film i shumëpritur është “Ferrari”, i Michael Mann me një kast aktorësh të mirënjohur si Adam Driver, Penelope Cruz, Patrick Dempsey, Gabriel Leone etj.

“Ferrari” do të shfaqet në kinematë amerikane natën e Krishtlindjes.

Ndërsa “Maestro” që sjell një Bradley Cooper të transformuar fizikisht si kompozitori e dirigjenti me famë botërore Leonard Bernstein, do të shfaqet në datën 20 dhjetor.

Të gjitha gjasat janë që Bradley Cooper të fitojë një Oscar me këtë film, ku është jo vetëm aktori protagonist, por edhe regjisori i veprës. Për këtë garantojnë emra si Martin Scorsese e Steven Spielberg, të cilët janë producentë të “Maestro-s”.

Një tjetër film që ia vlen të shihet është “Poor Thing” i Yorgos Lanthimos. Filmi pati premierën në Festivalin e Filmit në Venecia, ku rrëmbeu Luanin e Artë. Filmi i përket zhanrit “black comedy” dhe në kast ka yje si Emma Stone, William Dafoe etj.

Këtë fundviti vjen edhe një prodhimi i regjisores Sofia Coppola, “Priscilla”, bazuar në librin me kujtime rreth Elvis dhe Priscilla Presley. Filmi u shfaq fillimisht në Venecia ku mori një kandidim për regjinë më të mirë si dhe fitoi çmimin për aktoren më të mirë.