20:00 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / AR

Loredana me aeroplan privat fluturon mbi “Iduna Park”, e pranishme për ta përkrahur Dortmundin

Loredana Zefi si duket do ta përcjellë nga afër ndeshjen midis Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germain për të bërë tifo për të dashurin e saj, Karim Adeyemi.

Kështu së paku është bërë e ditur përmes disa postimeve që ka bërë ajo në Instagram, dhe në njërin prej tyre ajo publikoi fotografi të stadiumit.

Në kuadër të kësaj fotografie ajo vendosi edhe dy emoji në formë të zemrës, atë me ngjyrë të zezë dhe të verdhë, njëherë ngjyrat simbolizuese të ekipit Dortmund.

Reperja shqiptare si duket do ta përcjell ndeshjen nga tribunat e stadiumit gjerman për të bërë tifo për sulmuesin e Dortmundit, Karim Adeyemi.