16:20 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kim Jong Un i pakënaqur me gjimnazistët, nuk i pëlqen parada

Diktatori i Koresë se Veriut ka mbetur i pakënaqur me paradën e fundit të gjimnastëve, të organizuara para lojërave popullore.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka kritikuar hapur një nga spektaklet më të rëndësishme të propagandës së vendit.

Sipas mediave shtetërore, Kim “kritikoi seriozisht” lojërat për “frymën e gabuar të krijimit dhe qëndrimin e papërgjegjshëm të punës”.

Ai kishte kërkuar në fillim të këtij viti një qasje të re për propagandën.

Koreja e Veriut po përgatitet për më shumë izolim ekonomik dhe ideologjik, pasi bisedimet e SHBA po zvarriten.