18:41 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kjo është arsyeja se pse çiftet ribashkohen

Shkenca ka një shpjegim se ribashkimi mund të mos jetë një ide kaq e keqe, në fund të fundit.

Në fakt, më shumë se një e treta e të gjitha çifteve të ndara do të ribashkohen, me arsyen se personi tjetër mund të ketë ndryshuar.

Dy të tretat e të anketuarve thanë se donin të ktheheshin së bashku për shkak të intimitetit dhe varësisë që kishin zhvilluar me partnerin e tyre me kalimin e kohës.

“Për sa kohë që nuk ka çështje serioze siç janë sjellja abuzive në marrëdhënie dhe secilit partner i intereson vërtet tjetri, një shans i dytë në një marrëdhënie të suksesshme mund të funksionojë,” tha një studiuese e sjelljeve.

“Nëse po mendoni të riktheheni, tregohuni plotësisht të sinqertë me veten”.

“Shqyrtoni motivet tuaja për ta bërë këtë. Mos u kthyni së bashku sepse jeni i vetmuar. Mos u ktheni së bashku sepse jeni të mërzitur ose keni frikë se nuk do të gjeni dikë tjetër”, thotë Dr. Nelson./Indeksonline/.