08:52 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kjo është pasuria e Xhelal Sveçles, ish- zëvendësministër i MPB-së

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka publikuar pasurinë për disa zyrtarë shtetërorë.

Deklarimin e pasurisë e ka bërë edhe Xhelal Sveçla, ish- zëvendësministër i MPB-së.

Sveçla ka bërë me dije se shtëpia e tij e përbashkët, kap vlerën e 600.000.00 eurove, derisa ka deklaruar edhe dy lokale afariste si trashëgimi nga prindi njëra 650.000.00 euro kurse tjetra 600.000.00.

Tutje, Sveçla ka truall prej 430 m2, në vlerë 100.000.00 euro, shkruan IndeksOnline.

Bazuar në formularin e publikuar nga AKK-ja, Sveçla ka deklaruar një veturë në pronësi të bashkëshortes.

Sveçla, ka edhe aksione në ordinancen specialistike stomatologjike “Dhomi”.

Kurse, si para të gatshme së bashku me bashkëshorten ka në Procredit dhe PCB.

Sa u përket të hyrave vjetore të bashkëshortes ai ka deklaruar tri burime, si Universiteti për Biznes dhe Tekonologji, ordinanca “Dhomi” dhe Universiteti i Tetoves. /IndeksOnline/