19:14 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Kjo është shtëpia luksoze e Rita Orës në Prishtinë

Familja e Rita Orës ndonëse janë një nga më të komentuarat në botë, për shkak të suksesit të këngëtares, ata shpesh e kanë dëshmuar që nuk e harrojnë vendlindjen.

Këtë e dëshmon më së miri ky postimin i nënës së yllit kosovar, ku Vera në llogarinë Instagram ka treguar se kanë një shtëpi në Prishtinë ku ka shkruar: Shtëpia është aty ku zemra është. Edhe pse Londra ku ne jetojmë është shumë e rëndësishme për ne dhe fëmijët, brezat e ardhshëm do të mund ta vizitojnë shtëpinë tonë në Prishtinë, Kosovë.

Ky postim tregon se prindërit e Ritës u flasin dhe u tregojnë fëmijëve të tyre për prejardhjen e tyre dhe që s’duhet ta harrojnë vendlindjen./Indeksonline/