18:23 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Kjo është vetura super luksoze e Taynas

Ajo po vazhdon të komentohet për çdo lëvizje që bën.

Pas një suksesi të padiskutueshëm që po arrin të ketë, reperja Tayna tashmë i ka bërë vetës një dhuratë super luksoze.

Përmes një imazhi që ka postuar vet ajo në ‘InstaStory’ Tayna ka treguar se ka blerë një veturë të tipit ‘Mercedes CLS AMG 2019’ e cila arrin shifrën e 95 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, ajo ka filluar punën për projekte të reja që pritet të lansohen së shpejti./Indeksonline/