22:18 / E Martë, 30 Prill 2024 / MSH

“I ke futur hundët në lidhjen time”, Romeo nuk pranon faljen e Eglës: Më përdore edhe vëllezërit

Romeo është shprehur se nuk i beson aspak faljes që i ka kërkuar Egla pak ditë më parë për shkak të sjelljeve të saj.

Banori u shpreh gjatë spektaklit se ai ka dalë në mbrojtje të Eglës që në ditën e parë, por nuk e mori respektin mbrapsht, madje sipas tij ajo gaboi duke i përdorur  vëllezërit.

“Më kërkoi falje por nuk e besoj, më vjen keq. Nuk e besoj më. Kam ulur veten për të lartësuar atë, i kam dalë në krah që nga dita 1 sepse ka punuar me dy vëllezërit e mi. Ka përdorur vëllezërit e mi dhe ka futur hundët në marrëdhënien time.

Nuk e ke nuse, nuk ke për të përfunduar me të, në momentin që Egla i ka futur hundët bashkë me Julin në mënyrë konsistente, ti nuk je burrë, nuk je i formuar, je një hiç, në mënyrë konsistente, kjo është të merresh nga mëngjesi në darkë pa përtesë.

Po bëhet muaji katërt dhe po dëgjoj të njëjtat muhabete këtu brenda. Unë kam besim te kjo goca dhe e dua shumë, kaq” tha Romeo.

Egla i kërkoi falje Romeos për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj tij lidhur me Heidin./tch/