14:42 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kloppi “çartet” me përkthyesin në konferencë: “Mund të bëhem edhe përkthyes”

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp edhe kapiteni Jordan Henderson dolën në një konferencë shtypi para ndeshjes me Salzburgun.

Pasi Hendersoni iu përgjigj gazetarit në gjuhën angleze, përkthyesi u mundua t’i transmetonte fjalët e futbollistit në gjermanisht.

Por trajneri Jurgen Klopp nuk ishte i kënqur me përkthimin, transmeton Indeksonline.

“Është m**, nëse një trajner gjerman është këtu në mes dhe nuk përkthehet mirë. “Ai nuk tha gjëra që i deklaroi përkthyesi. Duhet të dëgjosh, ndryshe mund të përkthej edhe unë. Nuk është shumë e vështirë”, i drejtohet Kloppi përkthyesit.