07:34 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton disa raporte financiare

Komisioni për Buxhet dhe Financa sot do të shqyrtojë disa raporte financiare të disa prej institucioneve.

Fillimisht do të bëhet shqyrtimi i raportit financiar vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2018.

Pastaj, shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2018.

Dhe shqyrtimi i raportit vjetor financiare të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2018.

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa mbahet sot në ora 11:00.