12:23 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Krasniqi: Pozicioni i PDK-së nuk ndryshon, jemi në opozitë, Kurti le ta kuptojë se jeta institucionale s’është video-lojë!

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së re të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ka deklaruar se kanë kaluar më shumë se 100 ditë e vendi po vazhdon të jetë në bllokadë të njëjtë.

Ai tha se PDK-ja ka qëndrim të njëjtë se do të qëndrojë në opozitë, pavarësisht ofertave apo ftesave të cilat kanë pasur.

“Sapo dolëm nga mbledhja e parë e Kryesisë…, diskutuam për dy-tri pika fatkeqësisht ka kaluar një muaj që nga votimi i kësaj kryesie dhe është mbledhja e parë dhe është e vështirë edhe për trajtimin e ligjeve, por edhe për shkak të gjithë institucioneve duke i ditur afatatet. Legjislacionet që caktuam patën dilemë, sepse një gjë dihet se përfaqësuesit legjitimë jemi në PDK, kurse të pozitës nuk dihen ende saktësisht. Vendimet që u morën u morën do të rishikohen edhe njëherë. Kanë kaluar shumë ditë që nga certifikimi i zgjedhjeve, ne sot ende s’kemi as Qeveri as institucione e as Kuvend funksional. Kërkesa jonë në vazhdimësi prej 6 tetorit ka qenë që ata që e kanë marrë mandatin sa më shpejtë t’i përmbushin obligimet e tyre. Albin Kurti si mandatar duhet të kuptojë se jeta institucionale nuk është video-lojë dhe lojërat me video nuk kryejnë punë”, tha Krasniqi, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu tha se kanë mbeture dhe 15 ditë sipas Kushtetueses dhe se duhet rikujtuar se nuk është vetëm përgjegjësi e mandatarit me e marr një letër, por është përgjegjësi të krijojë institucionet.

“Barra për bllokim i bie atij dhe për sfidat që na presin i takojnë pikërisht atij dhe presim që obligimet që i kanë t’i kryejnë sa më herët të jetë e mundur sepse ne shumë shpejtë po hyjmë në shkurt, e në muajin mars do të ketë bllokadë institucionale të buxhetit të ri.Pozicioni i PDK-së është i qartë që nga data 6 tetor diku ka ora 22:00, ne kemi bërë të qartë se qëndrojmë në opozitë dhe kjo nuk ndryshon. Pavarësisht ndryshimit të qëndrimeve, pozitave apo të VV-së apo të tjerëve nuk ndryshon faktin se ne vazhdojmë deri në zgjedhjet e ardhshme të jemi kështu. Jo që nuk kemi marrë ftesë, por do t’i përgjigjemi njësoj, qëndrimi ynë është i qartë. Mbetet të shohim cilat do të jenë zhvillimet dhe hapat pas kërkesës për të marrë mandatin. Kanë kaluar 106 ditë mendoj se dhe 15 mund të kalojnë edhe më shpejtë”, përfundoi ai./Indeksonline/