10:26 / E Premte, 03 Maj 2024 / S Z

Bajrami: Lufta e pushtetit ndaj medias, për t’i dëmtuar raportimet e skandaleve korruptive të qeverisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, rënien e Kosovës për 19 vende në raportin e “Reporterëve pa kufij”, e ka cilësuar si alarm për secilin njeri që jeton në Kosovë.

Sipas saj, lufta e pushtetit ndaj medias është programore, e orkestruar për t’i dëmtuar raportimet dhe zbulimin e skandaleve korruptive të qeverisë.

Ajo u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje është kundër medieve dhe kundër secilit njeri që mendon ndryshe, kunder bizneseve dhe qytetarit.

“Rënia e Kosovës për 19 vende më poshtë në raportin e “Reporterëve pa kufij” është alarm për secilin njeri që jeton në Kosovë. Lufta e pushtetit ndaj medias është programore, e orkestruar për t’i dëmtuar raportimet dhe zbulimin e skandaleve korruptive të qeverisë. Evidentimi i gjendje së mediave në Kosovë nga “Reporterëve pa kufij” është konfirmim i asaj që kemi thënë prej ditës së parë të ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet. Tashmë s’ka askush asnjë dyshim se Vetëvendosje është kundër mediave, është kundër secilit që mendon ndryshe, është kundër bizneseve, është kundër qytetarit”, ka shkruar Bajrami në Facebook./Indeksonline/