08:33 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kryeinspektori i AKI-së raporton në Komisionin e Kuvendit të Kosovës

Burim Ramadani i cili është inspector i përgjithshëm në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, raporton sot në komisionin e Kuvendit të Kosovës për mbikqyrjen e AKI-së.

AKI është ftuar që të marrë pjesë në hetim në rastin e Ministrisë së Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sveçla, ku pretendohet se ish-ushtruesi i detyrës së kësaj ministrie ka lërë kasasafortën hapur.

Kasaforta përmban dokumente shumë komplekse për sigurinë kombëtare. Poashtu pritet që në këtë raportim të flitet përgjithësi për sigurinë e përgjithshme në Kosovë.