14:40 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Deputetët shkojnë në pauzë

Pas diskutimeve rreth triorëshe për fillimin e vitit të ri shkollor, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:30.

Iniciuesja e interpelancës së ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, Arbërie Nagavci kërkoi bashkëpunim të grupeve parlamentare për të harmonizuar një rezolutë për procesin mësimor.

Pas kësaj pike në rend dite janë edhe interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.