10:33 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Kylie Jenner vazhdon të mahnis fansat me paraqitjet

Kylie Jenner është një personazh tejet i njohur nga publiku në të gjithë botën.

Kjo falë paraqitjeve të saj, duke qenë një personazh mjaft atraktiv nëpër rrjetet sociale, ku numëron qindra miliona ndjekës, shkruan Indeksonline.

Ajo kujdeset që në secilën fotografi që publikon, të duket në perfeksion.

Njejtë ka bërë edhe në paraqitjen e fundit, duke vënë në pah bukurinë dhe linjat bombastike trupore që e karakterizojnë.

Kujtojmë që ajo është ‘e vogla’ e motrave Kardashian dhe është ndër vajzat e rralla në botë që ka arritur të bëhet miliardere kur ka ende vetëm 22 vjet. /IndeksOnline/