10:29 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Labeli PINT po thyen rekorde, lansojnë albumin e ri!

Labeli i famshëm Pint dje kanë lansuar albumin e ri të titulluar ”USA” i cili për një kohë shumë të shkurtër është duke bërë bujë të madhe.

Me 23 këngë të cilat shumica janë bashkëpunime me yje të skenës muzikore, antarët e labelit janë duke shijuar suksesin që këto po japin, shkruan Indeksonline.

Bashkë me këtë album ata kanë lansuar këngën dhe videoklipin e Lyrical Son dhe reperit të ri ,Llunit, e titulluar “JBMTQR”,këngë kjo që u prit shumë mirë nga publiku.

Ky album është në formë CD dhe poashtu mund të blihet online në platforma të ndryshme./Indeksonline/