19:26 / E Martë, 26 Tetor 2021 / AR

LDK merr më së shumti vota me kusht në Lipjan

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka nisur numërimi i votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Në Komunën e Lipjanit më i votuar ka qenë kandidati i LDK-së, Imri Ahmeti. Ai mori 165 vota.

Pas tij është Adnan Rrustemi i VV-së me 92 vota.

Edhe për kuvend komunal, më së shumti vota ka marrë LDK./Indeksonline/