08:32 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Legjenda e Manchester United kritikon Anglinë: Kosova i tregoi se ka mangësi të mëdha!

Ish-mesfushori i Manchester United, Roy Keane e ka kritikuar Anglinë për ndeshjen e e zhvilluar mbrëmë ndaj Kosovës.

Në rolin e analistit, Keane ka thënë se Kosova ia ka vënë në pah disa mangësi që i ka Anglia, shkruan Indeksonline.

“Ishte një lojë fantastike për tu parë, një spektakël futbolli. Por, lojtarët e Anglisë duhet të jenë vetë-kritikë. Kjo Angli ka ende disa mangësi. Ndaj Kosovës lojtarët dukeshin se mezi prisnin të përfundonte loja më herët.

U ngadalësuan shumë, gabonin me top në pjesën e dytë, dhe thjesht e komplikuan lojën. Më dukej se një ndeshje të rëndësishme, bën të parëndësishme dhe kjo nuk është e mirë” ka thënë Keane./Indeksonline/