09:00 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Lëvizje të komandantëve edhe në komunat e vogla, policia merr vendim për Kaçanikun!

Ndryshimet në strukturat komanduese të Policisë së Kosovës po vazhdojnë edhe në komunat e vogla.

Indeksonline mëson se krerët e PK-së kanë vendosur që ta ndërrojnë komandantin e Stacionit të Policisë në qytezën e Kaçanikut.

Kësisoj, Afrim Halili, pas pesë vitesh, pritet të zëvendësohet me Halim Shehun.

Ky i fundit, që ka gradën e kapitenit, deri më sot ishte pjesë e policisë kufitare.

Ndryshe, ditë më parë, Indeksonline raportoi ekskluzivisht për ndryshimet e mëdha në udhëheqje e policisë.

Ekskluzive: Ndryshime të mëdha në pozitat udhëheqëse të Policisë së Kosovës, ja emrat e emërimeve të reja

Afrim Halili
Halim Shehu