16:21 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ndryshime të mëdha në pozitat udhëheqëse të Policisë së Kosovës, ja emrat e emërimeve të reja

Policia e Kosovës ka bërë ndryshime të mëdha në udhëheqje.

Indeksonline mëson se në disa pozita të rëndësishme, Policia sot ka ndryshuar drejtorët.

Drejtori rajonal i Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqi është larguar nga pozita. Vendin e tij do ta zë Faton Alija.
Rexhep Sijarina nuk do të jetë më drejtor rajon në Policinë e Prishtinës. Vendin e tij do ta zë Fehmi Hoti. Ndërkaq, Sijarina është emëruar drejtor në pikat kufitare në Elez Han dhe atë të Glloboqicës.

Drejtori për krim të organizuar, Agron Nezaj është larguar nga pozicionit që kishte deri sot. Vendin e tij do ta merr Florie Hajra.

Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Ahmet Hasi është larguar, ndërsa në vend të tij do të jetë Lumni Graishta, shkruan Indeksonline.

Nga drejtoria rajonale në Ferizaj, Gazmend Hoxha është larguar, kurse është emëruar në këtë pozitë Emin Beqiri.

Drejtori i Njësive Speciale, Arbnesh Ajvazhi është larguar nga ky pozicion që kishte deri sot për tu emëruar shef i operativësh në Prishtinë.

Ahmet Nuredini, drejtor i Drejtorisë për Inteligjencë në Polici të Kosovës nuk do ta ketë më këtë pozitë. Ai është emëruar në komisionin për ankesa në polici./Indeksonline/