17:12 / E Shtunë, 20 Prill 2024 / Gj. Sh

Liria zyrtarisht përshëndetet me Superligën, rikthehet në Ligën e Parë

Liria edhe zyrtarisht, nuk do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës për sezonin e ardhshëm.

Skuadra prizrenase barazoi sot ndaj Dukagjinit, me rezultat 0-0.

Pas një sezoni në Superligë, Liria vitin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë.

Liria ka pasur rezultate të dobëta në vazhdimësi, ku pas 30 ndeshjeve ka grumbulluar vetëm 11 pikë dhe renditet në vendin e fundit. Ndersa është mbrapa 21 pikë larg Feronikelit ’74 që renditet në pozitën e tetë, vend ky që do te luaj në barazh./IndeksOnline/