16:54 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Lirim Kastrati në formë të lartë këtë vit, me dy gola ia siguron fitoren ekipit të tij

Lokomotiv Zagreb ka shënuar fitore ndaj Rijekës në xhiron e 20-të në ligën kroate me rezultat 2:1.

Ishte reprezentuesi kosovar, Lirim Kastrati ai që ia siguroi fitoren vendasve me dy golat e tij në ndeshjen e parë të stinorit pranveror.

Fillimisht në minutën  e 45+1 realizoi për ta dërguar Lokomotivën e Zagrebit në pushim në epërsi e më pas edhe në minutën e 71-të, shkruan Indeksonline.

Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli që ngushtoi epërsinë në minutën e 86-të nga Loncar.

Kastrati realizoi dy gola edhe në ndeshjen miqësore përgatitëse për këtë vit të ri./Indeksonline/